Juristet: Kodi i Familjes ndalon martesat gay

31/07/2009 09:00

Kodi Shqiptar i Familjes nuk i lejon martesat brenda gjinise, edhe nese per kete mberrin nje projektligj ne Parlament.

Me pare duhet ndryshuar Kodi dhe per kete nevojiten 84 vota nga 140 deputete. Nje shpjegim i tille vjen nga Aurela Anastasi, drejtore e Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

Ajo thote se, “nuk ka nje pike ne draftin e pergatitur nga organizatat per te drejtat e njeriut ne vend, ku te kerkohet legjitimimi i martesave mes homoseksualeve. Por edhe nese do te kishte nje te tille, ky ligj nuk do te mund te kalonte per miratim ne Parlament, pasi me pare do te duhej te ndryshohej Kodi i Familjes”.

Ne te vertete, Kodi i Familjes percakton se martese konsiderohet ai veprim qe kryhet mes mashkullit dhe femres. Pra, perjashtohet ligjerisht qe te funksionojne qofte edhe me nje ligj shtese martesat brenda gjinise.

Elsa Ballauri, kryetare e Forumit per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut, shprehet se, “ne jemi iniciatore te projektligjit kunder diskriminimit te minoriteteve te caktuara. Ne draftin qe ne kemi paraqitur nuk kemi kerkuar dhe nuk kemi ndermend te kerkojme qe te ligjerohen martesat brenda gjinise”.

“Ne e konsiderojme te papershtatshme per Shqiperine qe te kete martesa te homoseksualeve”, ka theksuar ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta