Bilanci, kete vit ngelen me pak maturante

31/07/2009 09:05

Autoritetet e arsimit kane  bere nje bilanc te maturanteve qe nuk kane  mundur te mbyllin dot shkollen e mesme, pasi nuk kane kaluar ne njerin apo te dy provimet e detyruara.

Ata kane humbur edhe shansin per te qene pjese e gares universitare, pasi tashme jane skualifikuar.

Drejtori i arsimit parauniversitar ne MASH, Fatmir Vejsiu, shprehet se numri i atyre qe do te humbasin vitin e ri akademik eshte teper i ulet, krahasuar me nje vit me pare.

Keshtu, nga 34 mije maturante qe iu nenshtruan provimit te letersise, kane mbetur rreth 1500, nderkohe qe ne matematike, kjo shifer shkon ne 2500.

Kete vit ka pasur dhe nje risi tjeter, numri i atyre qe kane kerkuar rivleresim, sipas te dhenave qe referon drejtori Vejsiu, ka qene me i ulet krahasuar me nje vit me pare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta