Bagdad, sulmohen 5 xhami, 24 te vdekur
31/07/2009 14:35
Te pakten 24 persona kane vdekur dhe 60 te tjere jane plagosur ne nje seri atentatesh te kryera sot ndaj disa xhamive te Bagdadit.
Lajmin e bejne te ditur burime prane forcave lokale te sigurise, sipas te cilave behet fjale per pese shperthime qe ndodhen njera pas tjetres.
Me i rende ishte atentati i ndodhur ne parkimin e xhamise Al Shurufi, ne veri-lindje te Bagdadit, ku humben jeten 15 vete dhe u plagosen rreth 30 te tjere.
Xhamia ne fjale frekuentohej edhe nga mbeshtetesit e liderit radikal shiit, Moqtada al Sadr.
Ndersa tre xhami te tjera qe ishin ne shenjester te atentateve ndodhen ne periferine jugore te kryeqytetit iraken. Xhamia e peste qe u sulmua ishte ajo ne lagjen lindore te Kamalijahut.
Top Channel