Analizat tregojne per pranine e gripit A

31/07/2009 09:00

Shkon ne 13 numri i personave te dyshuar si te prekur nga virusi i gripit te derrit A(H1N1).

Instituti i Shendetit Publik, permes nje buletini te perditesuar mbi situaten epidemiologjike te ketij gripi, sqaron opinionin se te dyshuarit jo vetem e kane zgjeruar numrin, por edhe kane shtrire harten e perhapjes se kesaj semundjeje.

Analizat paraprake te ketyre personave te dyshuar per A(H1N1) te kryera prane laboratorit te virologjise ne ISHP, kane rezultuar me gripin A, por konfirmimi zyrtar do te vije nga laboratori i references ne Rumani.

ISHP-ja ne informacionet e saja ben te ditur se nga 13 te dyshuarit, tete raste kane shfaqur shenja te semundjes, pas udhetimeve qe kane kryer jashte vendit, nderkohe qe nga keta paciente, nje eshte nga Vlora, nje nga Saranda dhe nje nga Lushnja.

Tashme pritet te behen publike edhe pergjigjet e analizave per 5 te dyshuarit qe per ekzaminim me te hollesishem u derguan ne laboratorin e references ne Rumani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta