
Kater persona humben jeten dhe pese te tjere jane plagosur shume rende ne dy aksidente te ndryshme qe ndodhen brenda pak oresh.(UPDATE)
Aksidenti me i rende ndodhi mengjesin e se premtes ne rrugen Lezhe-Shkoder, pothuajse ne hyrje te superstrades.
Rreth ores 9:30 nje automjet me targa te Tropojes dhe nje kamion me targa te kryeqytetit jane perplasur balle per balle dhe per pasoje 3 persona humben jeten.
Deri me tani thuhet se viktimat jane familjare por policia eshte duke bere identifikimin e tyre. Ne automjet ndodheshin 4 persona me mbiemer Dema nga Bajram Curri.
Sipas nje komunikimi me te afermit e tyre eshte mesuar se ne automjet, ndodhej Ermira Dema, Sali dhe Fadil Dema, te tre te vdekur, ndersa Ermal Dema, drejtuesi i mjetit eshte plagosur.
Nderkohe qe nga perplasja e forte eshte plagosur drejtuesi i kamionit.
Aksidenti tjeter me pasoje vdekjen e nje personi ndodhi dje ne mbremje ne aksin Rrogozhine-Elbasan ne vendin e quajtur Bajpas Peqin. Ne aksident jane perfshire dy automjete me targa te Vlores si dhe me targa greke. Viktima eshte Besnik Rexhep Omeri, 41 vjec lindur dhe banues ne Vlore, i cili nderoi jete sapo u dergua ne spital.
Nderkohe qe tre persona te tjere qe ndodheshin ne te dyja mjetet jane plagosur dhe po kurohen ne spital.
Top Channel