“Gallup 2009”: Shqiptaret duan te emigrojne

31/07/2009 08:55

Shqiptaret ne Ballkan, si ata ne Shqiperi dhe ata qe mbipopullojne Kosoven, e deshirojne me shume se çdo vend tjeter integrimin dhe levizjen drejt Bashkimit Europian.

Shqiptaret e Shqiperise jane ne krye te listes se te gjithe ballkanasve qe do te donin te emigronin drejt Bashkimit Europian sapo te hapeshin kufijte.

Ky fakt del ne nje raport te fundit te “Gallup” per “Ballkan Monitor”, i bazuar ne sondazhe me nje numer te madh qytetaresh ne Ballkan per çeshtje te emigrimit.

Raporti i vitit 2009 konstaton se pikerisht ato vende qe u lane jashte liberalizimit te vizave e duan me shume hyrjen ne BE, ndersa vendet qe fituan se fundmi nga ky proces jane te renditura me poshte.

Madje Kroacia, qe aktualisht e ka ne fuqi procesin e liberalizimit te vizave dhe eshte kandidati me i afert per t’u bere anetari i 28-te i Bashkimi Europian, eshte vendi i fundit qe e deshiron anetaresimin ne bllok.

Top Channel