Vetem gjysma e maturanteve ne universitetet publike

30/07/2009 09:35

Vetem gjysma e te rinjve qe kete vit garojne per ne universitetet publike ne vend do te mund te provojne shijen e fituesit. Pjesa tjeter do te duhet qe te gjeje zgjidhje ne universitetet private, ose te provojne serish fatin vitin tjeter.

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se jane miratuar edhe kuotat e pranimit per ne universitete. Por ato nuk i kalojne te 22 180 te tilla.

Kjo eshte oferta qe mundet te parashtroje qeveria edhe kete vit per konkurrentet qe duan te frekuentojne studimet ne institucionet e arsimit te larte publik ne vendin tone.

Por, ndersa kuota e pranimeve qendron ne shifrat e diçka me teper se sa 22 mije vendeve, kerkesat e te rinjve te ketij viti arrijne ne rreth 48 mije ne total.

Ndonese nga ky numer mund te zbritet shifra tashme e njohur prej dy mije apo 2500 te rinjsh qe preferojne te studiojne ne universitetet e vendit, serish gjysma e aplikanteve u takon qe te mbeten jashte auditoreve te universiteteve publike ne vend.
Nderkohe qe nje lajm i mire vjen per te gjithe ata qe do te seleksionohen mes fituesve per kete vit akademik.
Nuk do te kete rritje te tarifave te regjistrimit. Pra, te gjithe studentet do te paguajne te njejten shume sikunder edhe nje vit me pare.

Kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, gjate fjales se tij e theksoi fort nje fakt te tille. Nga ana tjeter, nje vendimmarrje e tille ka hedhur poshte pretendimet dhe propozimet e disa universiteteve publike per rritjen e ketyre tarifave.

“Mua mos me sillni rritje tarifash”, tha dje Berisha, duke e konsideruar tashme kete si nje çeshtje te mbyllur.
Aktualisht, rreth 48 mije te rinj, maturante te ketij viti ose jo, jane ne pritje te llogaritjes se rezultateve finale te tyre te arritura permes dhenies se kater provimeve, dy te detyruara dhe dy me zgjedhje, si edhe notes mesatare te kater viteve studimi ne shkollat e mesme.

Ketyre te dhenave u shtohen edhe koeficientet e percaktuara nga Ministria e Arsimit dhe universitetet publike.
Nga ana tjeter, me daljen e kuotave te pranimit vete te rinjte mund te llogarisin nese kane ose jo shanse te klasifikohen si fitues ne deget e preferuara prej tyre.

Kjo, edhe duke u mbeshtetur mbi pragjet e pranimit te nje viti me pare ne fakultete.

Top Channel