Patente false, ndalohet shoferi i autobusit

30/07/2009 08:45

Ndalohet drejtuesi i nje autobusi te linjes interurbane Durres-Tirane, pasi zoteronte patente te falsifikuar.

Diten e djeshme, seksioni i luftes kunder krimit ekonomik ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres ndaloi shtetasin Arben Rapo, 37 vjec, nga lagjja 8 e Durresit.

Sipas burimeve te policise ai u ndalua pasi eshte kapur disa dite me pare nga sherbimet e policise duke drejtuar autobusin e linjes Durres-Tirane me targe DR 5785 C i pajisur me nje leje drejtimi shqiptare, patente e re, qe rezulton te jete e falsifikuar.

Rapo nuk zoteron realisht deshmi aftesie per drejtimin e automjetit dhe ka siguruar nje false per te mundesuar punesimin e tij.

Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale patenten e Rapos, ndersa ndaj tij nisen hetimet per vepren penale te parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA