
Universiteti i Tiranes ne kater fakultetet e tij do te ofroje edhe disa mastera te nivelit te dyte. Nje vendim i tille eshte marre dje ne mbledhjen e qeverise.
Ky cikel i trete studimesh do te filloje ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne drejtimet: Gjuhesi, Studime letrare, Shkence e bibliotekave.
Por edhe ne Gjeografi me drejtimet: Gjeografi fizike dhe mjedisore, Gjeografi humane dhe rregullim territori.
Ndersa ne Fakultetin e Shkencave Sociale masterat e nivelit te dyte jane: Kerkime ne edukim, Kerkim psikologjik, Kerkim shkencor ne pune sociale.
Per Fakultetin e Drejtesise u miratuan masterat e nivelit te dyte per: Shkenca juridike civile, Shkencat penale, si dhe E drejta kushtetuese, e krahasuar dhe europiane.
Ne vendimin e qeverise thuhet se programet e studimeve master i nivelit te dyte realizohen me jo me pak se 60 kredite dhe kohezgjatja normale eshte minimumi nje vit.
Top Channel