Iran, gaz lotesjelles ndaj protestuesve
30/07/2009 18:15
Mbeshtetes te shumte te liderit te opozites iraniane Mir Hossein Moussavi jane arrestuar sot nga policia, teksa tentonin te arrinin ne qender te Teheranit, ku do te behej perkujtimi i viktimave te dhunes post-zgjedhore.
Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, te cilat iu referohen deshmitareve nga vendngjarja.
Sipas ketyre te fundit, ne tentative per te shperndare turmen, policia ka rrahur manifestuesit si dhe ka perdorur gaz lotesjelles ndaj tyre.
Te njejtat burime shtojne se manifestuesit kane reaguar duke u vene flaken disa kazaneve te mbeturinave dhe duke thyer xhamat e disa makinave.
Top Channel