Apeli “prangos” pronarin e ish-uzines se baterive

30/07/2009 08:35

Gjykata e Apelit te Vlores le ne fuqi denimin e dhene nga togat e zeza te Beratit, prangoset pronari i ish-uzines se baterive. Burime nga policia lokale bejne te ditur se pasditen e se martes, eshte prangosur Pajtim Daja, per vepren e “prodhimit te kunderligjshem te artikujve industriale”.

Daja, pronar i ish- uzines se prodhimit te baterive ne Berat, u gjykua ne gjendje te lire dhe u denua nga Gjykata e Rrethit te Beratit per veprimtarine e paligjshme te perpunimit te plumbit nga baterite e mbetura ne kete uzine, gje qe shkaktonte ndotjen e zones ku ajo ndodhej.

Daja apeloi ceshtjen ne Gjykaten e Apelit Vlore, e cila pas gjykimit la ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare Berat. 52-vjecari do te kryeje denimin prej 4 vitesh heqje lirie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA