
Tre persona humben jeten mengjesin e sotem ne rrugen Velipoje-Shkoder. (UPDATE)
Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit por automjeti qe kishte dale nga rruga dhe ishte fundosur ne ujin e nje kanali te thelle ne ane te saj.
Viktimat jane identifikuar dhe jane qe te tre nga Malesia e Madhe. Policia e Shkodres ben te ditur se automjeti tip BMW ngjyre e zeze me targa britanike ka dale nga rruga ne vendin e quajtur ura e Ded Gjo Lulit.
Ne vendngjarje kane mberritur menjehere forcat e policise rrugore qe operojne ne kete aks rrugor dhe me pas edhe forca te tjera policie nga komisariati i Shkodres, te cilet kane konstatuar se automjeti ne fjale ka qene i zhytur ne ujin e kanalit, thellesia e te cilit eshte rreth 2-3 metra.
Nga brenda automjetit jane nxjerre trupat e pajete te shtetasve Perparim Haliçaj vjeç 36, Besim Halicaj vjeç 32, qe te dy vellezer, lindur ne Gradec te komunes Kastrat te rrethit Malesi e Madhe dhe banues ne lagjen “Guerrilie” te qytetit Shkoder, si dhe te shtetasi Selami Hakaj vjeç 27, lindur dhe banues ne fshatin Grude, nga Malesia e Madhe, te cilet udhetonin se bashku ne autoveturen tip BMW te drejtuar nga shtetasi Perparim Haliçaj.
Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit por automjeti i aksidentuar eshte zbuluar disa ore me vone nga disa barinj te zones te cilet kane pare mjetin e zhytur ne balte ne mes te kallamishteve.
Ata kane lajmeruar menjehere policine e cila se bashku me zjarrfikesit ka nxjerre tre viktimat te cilet jane identifikuar me veshtiresi per shkak se dispononin pashaporta britanike me emra kosovare.
Top Channel