Tirane, pa uje ne pikun e vapes

29/07/2009 15:25

Shume zona te kryeqytetit kane probleme me furnizimin me uje te pijshem gjate ketyre muajve te nxehte te veres.

Banoret e disa pallateve ne rrugen ‘Irfan Tomini’ nuk furnizohen me uje prej disa ditesh cka ka bere qe shume te moshuar dhe te vegjel te mbushin enet ne nje tubacion prane Lanes

Drejtori i Pergjithshem i Ujesjellesit, Ferdinand Petrela sqaron se ne kete zone jane riparuar te gjitha defektet ne linje, por presioni i ulet ben qe keto pallate te mos furnizohen.

Megjithese nje pjese e konsiderueshme e banoreve vuajne per uje te pijshem, ende ne kryeqytet dhjetera lavazhe makinash vazhdojne te punojne gjate gjithe dites duke perdorur pikerisht ujin e pijshem.

 

Top Channel