Pranga dy shqiptareve ne Bari

29/07/2009 08:55

Operacionet per makinat e trafikuara drejt Shqiperise duket se nuk po realizohet vetem ne vendin tone, por edhe ne Itali.

Policia e vendit fqinj ka arrestuar dy shqiptare per trafik te mjeteve motorike, por ndryshe nga heret e tjera, ku makinat vidhen ne vendet e Europes dhe sillen ne Shqiperi, dy te ndaluarit kane perdorur nje tjeter metode.

Ata kane marre pjese te rrezikshme kembimi per automjete nga Italia per ne Shqiperi, me qellim qe t’i shperbenin, por ne te vertete, ata do i kthenin serish ne tregun italian, me qellim shitjen e tyre si te reja, duke perbere nje rrezik per bleresit.

Nga ana tjeter, policia shqiptare ka vendosur rikthimin e kater mjeteve luksoze te vjedhura ne Itali dhe qe jane kapur ne Shqiperi.

Top Channel