
Ekspertet e ekonomise i keshillojne qeverise te tregoje kujdes me buxhetin e shtetit dhe te marre persiper rrezikun qe vjen nga kredite e keqija.
“Shteti duhet te marre persiper rrezikun e kredive te keqija. Zgjidhje eshte kredia ne forme te bute qe jep FMN-ja”, u shpreh eksperti Gjergj Filipi.
Per ekspertet situata ekonomike mbetet ende e paqarte ndaj edhe parashikimet per te ardhmen e ekonomise shqiptare, shpesh jane perplasur me diferenca te medha.
“6 mujori i pare nuk eshte aq i veshtire ne projeksionet mesatare te renies se ritmeve ekonomike. Une pres nje rritje mesatare te dobet ne nivelin dy deri ne tre perqind”, u shpreh eksperti i ekonomise, Artan Hoxha.
Por cilat jane rreziqet e se ardhmes?
“Nga kjo gjendje preken konsumatoret, biznesi, nderkohe qe bilanci tregtar tashme ka arritur pike shqetesuese”, tha Filipi.
Top Channel