Bode: Buxheti 2010, brenda 31 gushtit

29/07/2009 09:15

Ministria e Financave ka leshuar nje dokument me firmen e ministrit Ridvan Bode, ku udhezon pergatitjen e buxhetit per vitin 2010.

Shkresa mban daten 10 korrik, dite ne te cilen ka nisur zyrtarisht puna per hartimin e projektbuxhetit per vitin e ardhshem.

Sipas udhezimit, te gjitha kerkesat per financim projektesh gjate vitit 2010 duhet te dorezohen brenda dates 31 gusht.

Pra, dikasteri i Bodes do ta kete gati draftin e projektbuxhetit, te pakten 4 dite para se Kryeministri Sali Berisha te mandatoje qeverine e re.

Duke marre shkas nga ndryshimet e fundit te parametrave ekonomike, Ministria e Financave kerkoi rishikimin e programit buxhetor afatmesem, mbi bazen e te cilit ministrite dhe institucionet e tjera qendrore duhet te pergatisin nje liste me nevojat qe kane per fonde.

Ministria e Financave u ka bere te qarte institucioneve limitin e fondeve qe mund te kerkojne, nisur nga situata aktuale qe ekonomia po kalon.

Mesohet se nga rishikimi i programit buxhetor afatmesem 2010-2012, ka pasur shkurtime fondesh per disa ministri, kurse disa te tjera kerkojne shtesa.

Top Channel