Topi e Vujanovic ne hapjen e “Ulqin 2009”

28/07/2009 20:35

Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqeruar nga zonja e pare, Teuta Topi, se bashku me homologun e tij, presidentin e Malit te Zi, Filip Vujanovic, peruroi sonte celjen e Panairit IX-te te Librit, “Ulqin 2009”.

Gjate zhvillimit te ceremonise peruruese, presidenti Topi ne fjalen e tij pershendetese theksoi:

“Sonte te gjithe marrim dicka nga shkelqimi i kesaj feste, sepse nje panair libri, eshte nje feste e mendjes dhe e zemres. Vendet tona jane truall i begate i legjendave, baladave, eposeve epike te asaj kulture gojore te pakrahasueshme qe i ka paraprire kultures se shkruar, ndersa sot verejme qe edhe kultura e shkruar eshte ne sintoni me kerkesat e kohes. Te gjithe jemi te vetedijshem qe rrugetimi i librit neper histori nuk ka qene i lehte, madje ka qene i veshtire dhe me pengesa per me teper ne Ballkan. Te gjithe jemi deshmitare, se ato i perkasin se kaluares dhe mbi to eshte ndertuar nje realitet i ri bashkepunues dhe njohes”, eshte shprehur Topi.

Duke u ndaluar me tej ne rendesine e ketij Panairi te Librit, kreu i shtetit shqiptar vuri ne dukje se:

“Shtepite botuese qe vijne natyrshem nga Shqiperia, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi e nga shteti i ri i Kosoves me librat e tyre te shumellojshem, jane tregues te nje klime te re demokratike, te nje vendosmerie shpirterore e intelektuale per te lene pas cdo reminishence te se kaluares. Tek popujt gjithmone ka nje nderlidhje te drejte ndermjet librit, mentalitetit popullor, zhvillimit politik, ekonomik e qytetar, sepse libri eshte kodifikuesi i dijeve dhe burim kryesor i zhvillimit”.

Ne festen perururese te Panairit IX-te te Librit ne Ulqin, ishin te pranishem politikane, shkrimtare, artiste, personalitete te shquara ne fushen e kultures dhe te letersise, botues si dhe pushues duke vizituar stendat e shumta ku ishin te ekspozuar mijera tituj dhe ne te moren pjese dhjetera shtepi botuese shqiptare nga mbare rajoni.

Top Channel