Sinani-Grima, Vllaznia heq gjobat

28/07/2009 09:30

Vioresin Sinani dhe Armir Grima kane fituar “mundjen e krahut” me Vllaznine. Dy lojtaret jane siguruar nga presidenti Valter Fushaj se nuk do te gjobiten per kartonet e kuq te marre ne takimet e Europa League, kunder irlandezeve te Sligo Roveres.

Pas eliminimit nga kupat e Europes, drejtuesi i klubit shkodran kishte deklaruar me shume buje se veprimet e dy futbollisteve “veterane” nuk do te kalonin pa u ndeshkuar.

Fillimisht ai kishte lene te nenkuptohej gjobitjen me 10 milione leke te vjetra per secilin lojtar. Por, me kalimin e diteve shifra eshte ulur, duke pohuar se Sinani dhe Grima do te gjobiteshin me vleren e nje rroge mujore, te parashikuar ne kontrate.

Ne anen tjeter, lojtaret nuk i kane pritur mire deklaruarat e Fushajt, madje kane kercenuar edhe se do te largoheshin nga kuqeblute, ndersa ndaj tyre ndermerrej çfaredo mase financiare. Tensioni i krijuar i detyroi palet qe te ulen ne tryezen e bisedimeve, per te sheshuar kontradiktat.

Edhe pse ne media drejtuesi me i larte i klubit vazhdon te flase per gjoba, ne takimin koke me koke me futbollistet, ai i ka siguruar se “portofoli” nuk do t’u preket. “Edhe pse vazhdon te flase per gjoba ndaj dy lojtareve, presidenti Fushaj nuk do te marre asnje mase”, pohuan burime prane skuadres.

“Ne nje fare menyre ai i cileson Sinanin dhe Grimen shkaktare te paraqitjes jo te mire te Vllaznise, pasi mungesat e tyre ndikuan ne humbjet e thella me Rapidin e Vjenes. Gjithsesi, ne takimin qe zhvilloi me lojtaret, ai i siguroi se nuk do te kete gjoba. Kjo edhe sepse futbollistet kercenuan se do te largoheshin ne rast ndeshkimesh”.

“Nese vendos te na gjobisesh, atehere na jep letrat edhe ne largohemi”, mesohen te kene qene fjalet e dy prej pikave me te forta te skuadres se Hasan Likes.

Lojtaret i kane bere te qarte presidentit se pavaresisht faktit qe kane kontrata, ata nuk jane paguar per sezonin e ri dhe ne kete menyre klubi nuk ka te drejte t’i penalizoje financiarisht. Per te evituar probleme te metejshme dhe duke tentuar te ruaje sa me shume kontingjentin aktual (largimi i Elvin Beqirit jashte vendit mund te pasohet edhe nga te tjere), Fushaj ka vendosur se ndoshta eshte me mire te mbylle njerin sy.

Top Channel