SHBA, policia shmang “xhihadin e dhunshem”

28/07/2009 10:00

Nje burre, dy femijet e tij dhe 4 persona te tjere ne Karolinen e Veriut jane arrestuar nen akuzen e komplotimit te nje “xhihadi te dhunshem”, qe parashikonte sulme jashte Shteteve te Bashkuara.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet fedrale amerikane, sipas te cilave grupi terrorist drejtohej nga shtetasi Daniel Patrick Boyd, 39 vjec, i cili ne paraqitje bente nje jete te qete me familjen e tij dhe drejtonte nje biznes te vogel.

Por dy dekada me pare, Boyd eshte stervitur ne kampet terroriste te Pakistanit dhe Afganistanit dhe ka luftuar per tre vjet kunder sovjetikeve, perpara se te kthehej ne atdhe.

Sipas burimeve, grupi ne vitin 2007 udhetoi ne Izrael per te aplikuar “xhihadin e dhunshem”, por u kthye ne Amerike pa sukses.

“Kjo ngjarje tregon se terroristet dhe mbeshtetesit e tyre nuk kufizohen vetem ne rajone te largeta, por mund te rriten dhe kultivohen edhe ne shtepi”, ka deklaruar prokurori George Holding, i cili nuk ka dhene detaje mbi operacionin dhe komplotin e pergatitur nga te arrestuarit.

Nga keta te fundit, dy jane djemte e Boyd, Zakariya Boyd, 20 vjec dhe Dylan, 22, ndersa te tjeret jane: Anes Subasic, 33; Mohammad Omar Aly Hassan, 22; Ziyad Yaghi, 21 dhe kosovari Hysen Sherifi, 24 vjec.

Top Channel