
Kryetari i Asamblese Kombetare te PS-se, Gramoz Ruci ka deklaruar se kreu i kesaj parti Edi Rama nuk pengohet nga statusi per te rikandiduar. Ai e konsideroi mbledhjen e sotme si te qete dhe shume demokratike.
“Numri i madh i diskutimeve dhe qetesia e treguar coi ne arritjen e nje propozimi mjaft konkret”, theksoi Ruci ne nje interviste per Top Channel.
Sipas tij, ne kongresin e jashtezakonshem qe do te mbidhet me 29 gusht do te diskutohet per rezoluten e miratuar sot dhe per kryetarin e ardhshem te PS-se.
Ruci ka bere publike edhe pese pikat qe permban rezoluta e propozuar nga kreu i PS-se.
“Zgjedhjet konsiderohen si nje shans i humbur per plotesimin e standardeve te kerkuara, ato konsiderohen si te papranueshme politikisht, institucionet qe do te dalin nga keto votime do te quhen nga ne si gjysme legjitime, PS do te perdore te gjitha mjetet e mundshme demokratike per zbardhur deri ne fund te verteten e rezultatit. Objektiv i PS-se jane zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Ruci.
Top Channel