
Agjencite imobiliare thone se muajt e fundit po vihet re nje rritje e investitoreve te huaj qe duan te blejne pasuri te patundshme apartamente, por kryesisht troje.
“Rreth periudhes maj qershor, nje e treta e transaksioneve qe ne bejme, realizohen nga te huajt, keta jane si individe ashtu dhe investitore. Individet kerkojne kryesisht qira, ndersa te huajt kerkojne troje per te investuar sidomos ne nje zone vilash”, u shpreh Gjin Biba nga zyra “Century 21”.
Agjencite thone se kjo rritje e kerkeses nga te huaj ka zbutur renien e cmimeve te pasurive te patundshme, e cila sipas tyre mund te kishte qene edhe me e madhe.
“Nuk ka patur impakt mbi cmimin, sepse ka patur nje fare tkurrje te kerkeses. Thjesht ka kompensuar nje renie te kerkeses”, u shpreh Biba.
Por pavaresisht rritjes se kerkeses nga jashte, tregu i pasurive te patundshme mbetet ende ne krize. Sipas agjencive, pamundesia per te blere apartamente ka bere qe muajt e fundit individet ta zgjidhin ceshtjen e strehimit permes qerave.
Qerate ne kryeqytet variojne nga 20 mije leke deri ne 1500 euro ne muaj, ne varesi te zones ku ndodhet apartamenti.
Top Channel