Patentat, tani vleresimin e jep kompjuteri

28/07/2009 08:35

Vleresimi i provimit te teorise per marrjen e lejes se drejtimit te automjetit nuk do te jepet me nga juria, e perbere nga tre anetare, por nga vete kompjuteri.

Pyetjet e testit do te hidhen ne programin e kompjuterit dhe te plotesohen nga kursanti, duke perdorur tastet dhe mausin.

Edhe pergjigjet do te jene brenda, ne menyre qe rezultati te jete çeshtje sekondash, nga kompjuteri dhe jo nga anetari i jurise.

Projekti ka nisur eksperimentin e pare ne Durres, qe ne shkurt te ketij viti, ndersa u be realitet pak dite me pare.

Drejtori i Pergjithshem i Sherbimit te Transportit Rrugor, Kreshnik Bozho, tha se pas nje muaji, testi permes kompjuterit do te zbatohet edhe ne Tirane, rajoni me numrin me te madh te aplikimeve per leje drejtimi.

“E rendesishme, pas gjithe ketij projekti mbetet siguria dhe shmangia e rasteve abuzive. Pas kesaj, askush nuk ka te drejte te ankohet per vleresimin e dhene”, tha Bozho.

Tregu i patentave ne vend qarkullon rreth 3 milione dollare ne vit, kurse si numer autoshkollash, rezultojne te pakten 100.

Top Channel