Deshmi e rreme ne proces

28/07/2009 15:10

Prokuroria ka kerkuar ne sallen e gjykates arrestimin e nje ish inspektori te SHIK-ut, per deshmi te rreme mbi ceshtjen e rrembimit te trefishte te Ziso Kristopullit, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxhes, me pasoje zhdukjen e ketij te fundit.(UPDATE)

Por Gjykata e Krimeve te Renda e refuzoi kete kerkese te prokurorit Xhevat Hana, pasi nuk ishte ne kompetencen e saj.

Sipas trupes gjykuese, prokurori duhet te ndjeke proceduren e prerjes se fletes se arrestit e me pas ta kerkoje kete gje organeve perkatese. Ish agjenti i sektorit te vezhgimit ne SHIK, Shpend Dibra ishte deshmitari i radhes ne procesin ne ngarkim te ish-funkionareve te sherbimit sekret Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi.

Prokuroria pretendon se ish-agjenti Shpend Dibra ka qene nje nder njerezit qe ka kryer shoqerimin e Ziso Kristopullit nga Ksamili ne Vain te Lezhes.

Por deshmitari tha se nuk mbante mend te ishte perfshire ne shoqerimin e Ziso Kristopullit. Deshmitari pohoi se kishte qene ne Ksamil per nje darke se bashku me ish shefin e bazes se vezhgimit Avni Koldashin, por nuk mbante mend te kishin kryer veprime te tjera.

Ne kete cast prokurori e akuzoi ish-agjentin per deshmi te rreme, por qe gjykata pasi refuzoi kerkesen e Hanes, i tha deshmitarit se ishte i lire te ikte.

Top Channel