
Partia Socialiste ka celur nje proces te gjere analize ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit qe e renditi serish ne opozite.
Per kete qellim u mblodh Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, ne nje nga ambientet private ne periferi te kryeqytetit, e cila po merr ne shqyrtim dhe me pas do te miratoje nje rezolute te selise roze per qendrimin zyrtar per zgjedhjet e nje muaji me pare.
Forumi me i larte i socialisteve ne periudhen midis dy kongreseve po mbahet me dyer te mbyllura, ndersa zyrtarisht per mediat jane publikuar dy rezoluta.
Njera e hartuar nga nje grup anetaresh te asamblese dhe qe u lexua nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama dhe qe parashikon rezultatin e zgjedhjeve te papranueshme dhe si nje shprehje e deformuar e vullnetit te zgjedhesve nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral, si dhe shpreh bindjen se zgjedhjet e parakohshme jane nje objektiv i imponuar per t’i dhene sovranitet te pakontenstueshem politik parlamentit dhe mandat legjitim qverise.
Rezoluta e kryetarit Rama shpreh vullnetin per t’i shkuar deri ne fund hetimit te procesit zgjedhor, si dhe parashikon pjesemarrjen ne kuvendin e ri.
Por ashtu sic pritej ne asamble eshte paraqitur edhe nje tjeter rezolute e anetarit te kryesise, Ben Blushi e mbeshtetur nga nje grup anetaresh, te asamblese, ne te cilen ashtu si dhe rezoluta e Rames denon veprimet e qeverise per deformimin e zgjedhjeve, por ndahet me rezoluten e kryetarit ne piken ku flitet per mosnjohjen e rezultatit.
Rezoluta e Blushit, qe u lexua nga Mimoza Hafizi, kerkon dhe pergatitjen e nje analize te thelle te humbjes, respektimin rigoroz te statutit qe parashikon nderpreje te mandatit te kryetarit ne rast te humbjes se zgjedhjeve te pergjitshme, si dhe nenvizon se nuk pajtohet me veprime qe synonjne goditjen e atyre qe mendojne ndryshe.
Por pika e nxehte e statutit per nderprerjen e mandatit ishte ne rendin e dites se punimeve te asamblese, perpara se te lexohej rezoluta e Blushit.
Ne rend kishte dy pika diskutimin dhe qendrimin e Partise Socialiste per zgjedhjet si dhe zbatimin e kerkesave te neneve 26 dhe 28 te statutit, qe bejne fjale pikerisht per nderprerjen e mandatit te kryetarit nje shprehje e drejtperdrejt se kryetari Rama do ta respektoje statutin.
Asambleja pritet te therrase kongresin e jashtezakonshem ne fund te muajit gusht, i cili merr persiper administrimin e kandidaturave per zgjedhjen e kryetarit te Partise Socialiste, i cili zgjidhet nga anetaresia permes parimit nje anetar nje vote. Ende nuk eshte e qarte nese kryetari Rama, do te rikandidoje.
Asambleja vazhdon punimet me dyer te mbyllura, me diskutime te anetareve te saj, dhe ne fund pritet te hidhen ne votim dy rezolutat nese nuk arrihet kompromis per shkrijen e tyre ne nje te vetme.
Top Channel