Volejboll, kombetarja deshtim total ndaj Britanise

27/07/2009 08:35

Edhe pse ka qene vetem nje turne miqesor, perfundimi i tij ka ofruar nje deshtim total per kombetaren tone te volejbollit.

Djemte e drejtuar nga trajneri i njohur, Ylli Tomori, nuk kane mundur te fitojne asnje ndeshje ne kater perballe Britanise se Madhe ne kete turne miqesor katerditor.

Kater ndeshje, kater humbje, ky ka qene bilanci i kuqezinjve, te cilet kane zhgenjyer.

Ndeshjet jane zhvilluar dy ne pallatin e sportit te qytetit te Durresit, “Ramazan Jala” dhe dy ne ate te Tiranes, “Asllan Rusi”.

Ndersa tri ndeshjet e para ishin mbyllur me rezultatin 3-1 ne favor te miqve, Shqiperia ka zhgenjyer edhe ne takimin e fundit, ku eshte mundur 3-0.

Gjithsesi, ky turne i ka vlejtur trajnerit Ylli Tomori, pasi ka pasur mundesine te testoje disa lojtare, mes te cileve spikaten dy prurjet e reja nga Kosova, Handaraj dhe Hysa.
 

Top Channel