Rusi, shoferi i dehur shtyp 4 persona
27/07/2009 22:10
Nje person qe drejtonte i dehur makinen e tij ka perfunduar brenda nje dyqani ne Perm te Rusise, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave.
Lajmin e bejne te ditur agjencite ruse, sipas te cilave mes viktimave eshte edhe nje femije vetem 6 muajsh.
Sipas burimeve, shoferi i dehur, 34 vjec, po drejtonte nje “Mitsubishi” dhe per shkak te gjendjes se tij ka humbur kontrollin e automjetit.
Burimet shtojne me tej se viktimat jane nje grua me femijen e saj dhe dy pasagjere te makines se cmendur.
Top Channel