Gripi A, 998 viktimat ne shkalle globale

27/07/2009 21:15

Jane 998 viktimat e regjistruara ne te gjithe boten nga gripi i derrave. Vetem ne 24 oret e fundit jane regjistruar 3751 raste te reja, 144 prej te cilave ne Evrope dhe 3607 ne pjesen tjeter te botes.

Te dhenat i ka publikuar Qendra Evropiane e Kontrollit dhe Parandalimit te semundjeve.

Numri global i personave te prekur eshte ngjitur keshtu ne 163.789 dhe ne oret e fundit jane verifikuar edhe rastet e para ne Bhutan e Maldive.

Nga 998 viktimat, 30 jane ne Britani, 4 ne Spanje, 1 ne Hungari, 302 ne SHBA, 140 ne Meksike, 137 ne Argjentine dhe disa ne Afrike.

Top Channel