Berisha: Te favorizohen levizjet ne kufi

27/07/2009 14:45

Sipas kryeministrit Sali Berisha, sezoni turistik duhet te favorizoje levizjet ne kufi.

Per te zvogeluar procedurat burokratike ne pikat e kalimit kufitar pa cenuar kushtet e sigurise, shefi i ekzekutivit pati nje takim me ministrin e Brendshem Bujar Nishani, ministrin e Puneve Publike dhe te Transporteve, Sokol Olldashi, ministrin e Bujqesise Jemin Gjana, zevendesministrin e Financave Florian Mima, Drejtorin e Doganave Endri Pema dhe zevendesdrejtorin e Pergjithshem te Policise se shtetit Agron Kuliqi.

Duke e cilesuar vendin nje destinacion turistik shume te rendesishem, kryeministri Berisha u shpreh se eshte i nevojshem bashkepunimi me te gjitha agjencite qe ushtrojne kontroll ne pikat e kalimit te kufirit.

Kryeministri Berisha vleresoi sistemin e kontrollit ne pikat doganore te Morines dhe Muriqanit dhe Kryeministri kerkoi qe te ndiqen te njejtat praktika edhe ne pika te tjera, duke lehtesuar sa me shume te jete e mundur fluksin e te ardhurve.     

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta