Afganistan, UK: Sukses ne operacionin e fundit

27/07/2009 18:25

Komanda e forcave te Mbreterise se Bashkuar ne Afganistan e ka cilesuar si te suksesshem operacionin me te fundit kunder guerrilasve talebane.

Oficeri Tim Radford ka shprehur nje “optimizem te kujdesshem” mbi te ardhmen dhe deklaroi per mediat britanike se perpara eshte “nje rruge e gjate” per te arritur permiresimin e situates se sigurise per zgjedhjet.

Dhjete ushtare britanike humben jeten gjate operacionit te koduar “Kthetra e Panteres”, ne te cilin u perfshine 3 mije trupa qe nga fillimi i tij ne muajin qershor.

Tani trupat do te perqendrohen ne ruajtjen e territoreve qe deri pak jave me pare kontrolloheshin nga talebanet.

Ushtari i fundit qe vdiq ishte Craig Hopson, 24 vjec, nga Kestellford. Ai sherbente me Regjimentin e 40-te te Artiljerise Mbreterore dhe mbeti i vrare nga nje shperthim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA