Afganistan, paqja e pare mes talebaneve dhe qeverise
27/07/2009 10:45
Eshte arritur marreveshja e pare mes talebaneve dhe autoriteteve ne provincen e Badghis, ne Afganistan.
Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i presidences se Kabulit. Paqja eshte arritur dje ne nje province ne veri-perendim te vendit, ne kufi me Turkmenistanin.
Pakti synon te garantoje nje zhvillim te rregullt te zgjedhjeve presidenciale qe do te mbahen me 20 gusht.
Gjate javeve te fundit talebanet kane shtuar operacionet ushtarake pikerisht me qellim ndalimin e ketyre bisedimeve. Qeveria, sipas zedhenesit, ka si qellim te shtoje te tilla marreveshje ne provinca te tjera.
Top Channel