Stine e vaket vere ne ofertat per depozita

25/07/2009 08:00

Tremujori i trete i vitit per sistemin bankar ne Shqiperi ka qene gjithmone muaj i rrembyer. Kthimi i emigranteve ne atdhe per pushime krijonte edhe oferte te bollshme per produkte bankare te konceptuara posaçerisht per te punesuarit jashte vendit.

Por vera e ketij viti duket shume me e vaket. Reklamat e bankave jane perqendruar te shumellojshmeria e sherbimeve. Fushata e fundit e ofrimit te interesave te larta ishte ne fillim te ketij viti. Pothuajse asnje banke nuk po kembengul ne grumbullimin e me shume depozitave.

“Eshte vaket. Shume pak emigrante kane ardhur neper sportele, ndersa renia e kreditimit i ka shtyre bankat te mos kerkojne shume depozita”, thote nje analiste.

Nga ana tjeter, bankat po tentojne te shkurtojne shpenzimet, ne menyre qe ta mbyllin vitin me fitime. Sistemi bankar kete vit ka perjetuar situaten me te keqe ne nje dekade. Per here te pare qe nga tremujori i dyte i vitit 1999, bankat mbyllen nje tremujor me humbje ne fund te vitit te kaluar, ndersa fitimet e tremujorit te pare te ketij viti qene te vaketa. Shpenzimet per interesa po rriten me shpejt sesa te ardhurat nga interesat dhe duket se shume banka kane vendosur te mbajne nje pozicion joekspansionist per kete vere.

Vitin e kaluar, gjate korrikut dhe gushtit, interesat e depozitave pothuajse u “çmenden”. Te gjitha bankat pa perjashtim ofronin interesa promocionale, qe ne disa raste arrinin edhe ne 10 per qind per lekun, ndersa edhe produkte te tjera, si kredi per prona te patundshme, reklamoheshin me bollek.

Fushatat e reklames gjate muajve te nxehte kishin gjithsesi leverdi. Gjate tremujorit te trete te vitit te kaluar, pra ne muajt korrik, gusht dhe shtator, bankat shqiptare arriten te shtojne mbi 425 milione euro depozita, ndaj fitimet qene te bollshme.

Interesat e depozitave 12-mujore ne leke gjate muajve korrik dhe gusht ne Shqiperi jane zakonisht 0.5 deri ne 1 per qind me te larta se gjate pjeses tjeter te vitit. Edhe ato ne euro tentojne te jene me te larta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta