
Diten e marte, Partia Socialiste do te mbledhe Asamblene Kombetare. Shpallja e rezultatit zgjedhor diten e hene nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te vijoje me mbledhjen e nje prej strukturave me te larta vendimmarrese te kesaj partie per te diskutuar me tej per procesin zgjedhor.
Burime nga Partia Socialiste konfirmojne mbledhjen e Asamblese Kombetare, me qellim thirrjen e Kongresit te Jashtezakonshem brenda muajit gusht.
Ne kete mbledhje, sipas burimeve, do te kete nje pozicionim rreth zgjedhjeve dhe do te marre fund dilema nese ato do te njihen apo jo.
Nuk mohohet mundesia qe Rama te shprehe gatishmerine per te lene mandatin e kryetarit, duke iu drejtuar kongresit per nje votebesim ne bazen e partise. Ne baze te deklarimeve te deritanishme, selia roze nuk e njeh rezultatin zgjedhor, duke bere te ditur se ajo eshte fituesja reale e zgjedhjeve.
Kreu i Partise Socialiste, por edhe shume zyrtare te tjere te kesaj partie, jane shprehur per mandate te marra me dhune fillimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe mandej nga Kolegji Zgjedhor ne Qarkun e Beratit, Shkodres dhe Tiranes.
Sa i perket Beratit dhe bazuar edhe te kerkese-padite e argumentet ligjore, Partia Socialiste eshte e bindur qe e ka humbur nje mandat, per shkak te nje vleresimi jo normal te votave, por edhe te atyre qe jane shpallur te pavlefshme. Sipas PS-se, shpallja e tyre si te pavlefshme eshte bere pa kriter.
Kjo parti ka shpresuar qe me nje rinumerim dhe rivleresim te votave ne tri KZAZ-te e ketij qarku te arrije te siguroje edhe ato pak vota qe i duhet per te marre mandatin e peste. Sakaq, brenda partise eshte shtruar nevoja e analizes se rezultatit te arritur.
Zera nga anetaret e kryesise, si Ben Blushi dhe Arben Malaj, kerkojne qe te behet nje analize e thelle, duke deklaruar njekohesisht qe PS-ja ka humbur, ndaj duhet te pranohet rezultati. Te njejtat figura jane kunder qendrimeve te metejshme te Partise Socialiste per te mos hyre ne Kuvend. Perballe ketyre deklaratave, kryetari i PS-se ka preferuar te ndjeke nje tjeter qendrim, ate te pritjes se shpalljes se rezultatit.
Ne nje reagim te para disa diteve, Rama deklaroi se ai eshte kryetari i Partise Socialiste, i di mire detyrat e tij, por se atij nuk i lejohet te ngutet siç mund te bejne te tjeret.
“Une jam kryetar i Partise Socialiste, e cila nga zgjedhjet e 28 qershorit doli forca me e madhe ne vend. Une i kam te qarta detyrimet dhe radhet e punes sime. Sot, detyrimi dhe radha e punes kerkon qe une dhe Partia Socialiste te jemi ne kete pozicion, qartesisht te vendosur dhe te hapur perpara publikut, per te mos lejuar qe ajo qe ndodhi me 28 qershor, te perfundoje me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjesimin e nje te drejte qe ne na i jep ligji zgjedhor. Te tjeret mund te nguten, por mua kjo nuk me lejohet”, deklaroi Rama.
Sakaq, Ben Blushi ka nje tjeter kendveshtrim te rezultatit qe ka arritur PS-ja. Ne nje emision televiziv pak dite me pare, Blushi verejti se PS-ja ka humbur, rezultati duhet pranuar dhe shkaku kryesor i kesaj humbjeje eshte mungesa e nje kauze.
Ndersa Malaj, anetari tjeter i kryesise, ka hedhur tezat e largimit te kreut aktual dhe te lejohet gara e paster per kete post mes kandidateve.
Sakaq, ka pasur edhe nje reagim nga nje ish-drejtues i PS-se, Servet Pellumbi, i cili eshte shprehur se deklarimet e Blushit dhe Malajt jane te nxituara, ndersa duhet te pritet shpallja e rezultatit final. Kendveshtrimet per procesin zgjedhor brenda partise jane te ndryshme.
Nje tjeter figure me rendesi ne kete parti, Namik Dokle, eshte shprehur se PS-ja i humbi zgjedhjet per shkak se ishte Berisha qe manipuloi dhunshem procesin zgjedhor duke vjedhur votat. Ndersa nje tjeter anetar kryesie, Andis Harasani, veren se jane bere gabime, te cilat duhet te korrigjohen, duke i njohur njekohesisht kryetarit socialist meriten e nje reformimi te thelle te PS-se.
Top Channel