Kine, 6 te vdekur nga rreshqitja e tokes

25/07/2009 19:05

Te pakten 6 persona kane mbetur te vrare ne Kine si pasoje e nje rreshiqtjeje toke ne provincen e Sicuanit.

Rreshqitja e tokes ka shkaterruar gjithashtu nje ure qe perben lidhjen kryesore mes zonave ku po punohej per rimekembjen pas demeve te shkaktuara vitin e kaluar nga nje termet.

Rreshqitja e tokes u shkaktua nga reshjet e dendura te shiut dhe mori perpara nje seri makinash qe ishin vendosur mbi ure, duke i hedhur ne lume.

Nderkohe, skuadrat e shpetimit qe kane mberritur ne vendngjarje deklarojne se bilanci i viktimave mund te rritet.

Top Channel