Iran, largohet zv/presidenti Mashaie

25/07/2009 08:30

Zevendespresidenti i pare iranian, Esfandiar Rahim Mashaie, emerimi i te cili nga presidenti Mahmoud Ahmadinexhad provokoi irritim mes konservatoreve, u terhoq nga detyrat e tij.

Lajmin e beri te ditur agjencia iraniane e lajmeve Fars.

“Duke iu bindur urdherit te Liderit Suprem, nuk mund te jem ne postin e zevendespresidentit te pare, por do t’i sherbej popullit iranian me te gjitha menyrat qe do te mundem”, deklaroi Rahim Mashaie, i cili citohej nga agjencia Fars.

Lideri Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, i kekroi presidentit Mahmoud Ahmadinexhad te shkarkoje Esfandiar Rahim Mashaie, emerimi i te cilit si zevendespresident i pare ka shkakatuar kritika te ashpra ne kampin e konservatoreve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta