
Dhjetera te shoqeruar dhe te pyetur nga policia dhe prokuroria duket se nuk kane ndihmuar hetimet per te percaktuar nje piste te sakte ne zbardhjen e vrasjes se deputetit socialist, Fatmir Xhindi.
Me gjithe optimizimin e zyrtareve te larte te Ministrise se Brendshme per zbulimin te shpejt te ketij krimi, afro tre muaj pas ngjarjes autori nuk ka ende emer dhe shkaku vazhdon te mbetet mister.
Familjare te deputetit te ndjere, thyejne heshtjen dhe kerkojne zbardhjen e krimit.
E ema Remija dhe Xhemilja, e shoqja kerkojne te zbardhet e verteta si dhe te gjendet autori i vrasjes.
I vellai i deputetit te vrare eshte i pari qe e gjeti Fatmir Xhindin te pajete ne hyrje te shtepise.
Xhemil xhindi rrefen se hetuesit u kane folur fillimisht per pista te shumta, ndersa tashme kane rene ne heshtje
Fatmir Xhindi u vra mbremjen e 2 majit ne prag te shtepise se tij ne Roskovec, menjehere sapo u kthye nga fshati Kurjan, ku pas punes ne tokat e tij, kishte qendruar ne kete lokal me bashkafshataret e tij
Top Channel