Donington, doktori triumfon ne proven zyrtare

25/07/2009 18:10

Valentino Rossi nuk di te ndalet me. Piloti italian i “Yamaha” eshte fitues i provave zyrtare edhe ne Cmimin e Madh te Anglise, pasi realizoi kohen me te shpejte duke i mundur te gjithe rivalet e tij.

Ne pisten e Donington, gjithcka ndodhi ashtu sic shpresonte Doktori.

Provat zyrtare u zhvilluan ne nje mot shume te mire, gje qe u shfrytezua ne menyre perfekte nga italiani, qe u tregua me i shpejte se te tjeret.

Koha e realizuar nga Rossi ne keto prova ishte 1 minute e 28.116 sekonda.

Ne vendin e dyte u rendit piloti spanjoll i “Honda”, Dani Pedrosa me 95 te mijtat me i ngadalte se Rossi, ndersa ne vendin e trete doli spanjolli tjeter Horge Lorenzo.

Nuk shkoi me shume se vendi i katert australiani Caesy Stonner. Piloti i “Ducati” ishte i shkeputur nga Rossi me nje kohe e cila eshte 3 te dhjetat me e ngadalte.

Renditja vazhdon me Andrea Doviciozo ne vendin e peste dhe Colin Eduards.

Nje paraqitje mjaft te mire beri edhe Marco Melandri, qe i mbylli provat zyrtare ne vendin e shtate.

Top Channel