Afganistani, Brown telefonon Obamen

25/07/2009 16:35

Kryeministri britanik Gordon Brown i ka telefonuar presidentit amerikan Barack Obama per te diskutuar mbi situaten ne Afganistan.

Gjate bisedes Brown ka rikonfirmuar angazhimin e Britanise ndaj operacioneve te aleateve, si dhe ka deklaruar se NATO duhet te dergoje me shume trupa ne kuader te zgjedhjeve te 20 gushtit.

“Dy lideret kane arritur nje marreveshje mbi rendesine per te mbeshtetur me shume NATO-n, si nga aspekti ushtarak, ashtu edhe nga ai civil”, ka deklaruar nje zedhenes i Downing Street.

Obama dhe Brown jane shprehur gjithashtu se misioni ne Afganistan eshte thelbesor per sigurine kombetare te dy vendeve.

Nderkohe, kreu i qeverise britanike ka njoftuar dergimin e 125 ushtareve te tjere ne zonen e luftes.

Top Channel