Peniani: Klinton, zonje qesharake

24/07/2009 04:20

Koreja e Veriut ka reaguar zyrtarisht dhe kete here jo ndaj SHBA-se por ndaj Sekretares Amerikane te Shtetit, Hillari Klinton.

Sulmet kane qene personale ndaj shefes se diplomacise amerikane dhe nuk kane patur ne shenjester SHBA-ne por zonjen Klinton.

“Klinton ka mungese te theksuar inteligjence, nje zonje qesharake. Ndonjehere ajo duket si gjimnaziste dhe here te tjera ngjason me pensionistet qe dalin per shoping”, citohet ne agjensine shteterore koreanoveriore KCNA.

Tensionet diplomatike mes Korese se Veriut dhe SHBA-se kane kulmuar pas deklarates se Penianit se bisedimet gjashte paleshe te cilat ishin bllokuar thuajse per nje vit kane perfunduar.

Top Channel