Lipi: Interi fiton Champions-in

24/07/2009 08:45

Marcelo Lipi, trajneri i kombetares italiane analizon levizjet me te fundit ne skuadrat e Serise A. Natyrisht qe tema e dites eshte kalimi i Eto’o tek Interi.

“Kamerunasi nuk eshte me inferior se Ibra. Perkundrazi, ka mesatare me te larte golash”, tha ai. “Milito eshte nje lojtar te cilin e pelqej shume, nje kampion qe punon per skuadren. Keni per ta pare qe Murinjo do te arrije t’i transmetoje Interit mentalitetin e duhur per Europen. Mendoj se jane gati te fitojne ne aktivitetet nderkombetare”.

Lipi ka prekur edhe temen e krizes ne futboll: “Mendoj se Reali i Madridit nuk eshte nje rast normal, pasi te gjitha klubet e tjera i vuajne pasojat. Nga kriza dilet vetem duke rritur yje ne skuadrat zinxhir”. Nuk kishin si te mungonin fjalet per Milanin dhe Juventusin: “Milani? Skuadra eshte ende e paplotesuar. Nese bejne blerje te goditura mund te rikthehen si protagoniste ne Europe. Ky klub ka Champions-in ne gjak. Juve? Mendoj se kete vit jane gati per te fituar titullin ne Serine A. Me pelqen gjithcka nga ky Juventus i re: Ferrara ne stol, blerjet e reja, stafi teknik dhe euforia e tifozeve”.

Top Channel