Kanada, 2200 persona evakuohen nga zjarri

24/07/2009 12:55

Rreth 2200 persona jane larguar nga banesat e tyre ne Kanada pas avancimit te nje zjarri te madh qe ka perfshire qe prej javes se shkuar Terrace Mountain, ne afersi te qytetit Kelowna.

Flaket kane dyfishuar perhapjen ne 24 ore duke shkaterruar 4 mije hektare pyje.

175 zjarrefikesit qe ndodhen ne terren kane arritur te kontrollojne vetem 30 perqind te vatres e cila po i afrohet shtepive te para.

Top Channel