Juventus, Poulsen drejt Premier Liges

24/07/2009 11:35

Christian Poulsen mund te kete si destinacion te tij te ardhshem Premier Ligen. Mesfushori i Juventusit, sipas “Daily Mail” ka kerkesa nga Fulham, West Ham, Tottenham e Portsmouth.

Lojtari i kombetares daneze eshte ne treg me nje vlere rreth 7 milione, por nuk perjashtohet qe klubi bardhezi ta jape hua.

Lee Anderson i cili perfaqeson Juventusin ne Angli, ka deklaruar se ndoshta te henen mund te arrihet nje marreveshje per Poulsen.

“Kemi regjistruar interesimin e kater klubeve angleze dhe ndoshta te henen e ardhshme mund te arrihet nje marreveshje”, eshte shprehur Anderson.

Top Channel