
Termometri sot ka shenuar 40 grade celsius ne shume qytete te vendit, cka ka bere qe te rritet numri i personave te semure.
Ne urgjencen e Tiranes paraqiten 40 deri ne 50 raste ne dite qe kerkojne ndihmen e pare nga mjeket e urgjences dhe jane kryesisht te moshuarit, por edhe femije.
Ne keto dite te nxehta korriku mjeket keshillojne konsumimin e sa me shume litrave uje dhe mos ekspozimin ne diell ne oret e pikut.
Por ndersa mjeket keshillojne qe te ruhemi nga temperaturat e larta metereologet parashikojne se ne oret e para te dites se diel pritet te kemi rrebeshe shiu ne zonat veriore dhe qendrore te vendit qe do te shoqerohen edhe me ulje te temperaturave me 4 deri ne 5 grade celsius.
Java e ardhshme pritet te jete me e fresket dhe temperatura mesatare nuk do t’i kaloje 36 grade celsius
Top Channel