Huazimet, Vila te Lokomotiva, Ujkani te Novara

24/07/2009 08:00

Vetem nje muaj pas transferimit te bujshem te Dinamo e Zagrebit, Emiljano Vila eshte larguar perkohesisht nga gjigantet kroate.

Prej tri ditesh, talenti i kombetares shqiptare ka filluar te stervitet me skuadren e dyte te bluve, Lokomotiven. Vendimi per te transferuar durrsakun 21-vjecar te Lokomotiva u mor nga stafi teknik i bluve, duke qene se aktualisht konkurrenca te Dinamo eshte shume e madhe dhe per Vilen nuk ka hapesira ne skuader.

Edhe pse nuk do te luaje me ekipin me te suksesshem kroat, Vila mund t’i gezohet faktit se ka ne dispozicion nje sezon per t’u ambientuar me aventuren e re. Nje tjeter huazim zyrtar per futbollistet shqiptare eshte edhe ai i Samir Ujkanit.

Portieri kuqezi u largua per nje sezon nga Palermo dhe tashme do te luaje me Novaren ne Lega Pro (ish-Seria C1). Ai do te jete numri 1 i skuadres dhe ky huazim ishte kerkuar nga vete 21-vjecari, qe kerkonte me shume aktivizim.
 

Top Channel