BSH, drejt rishikimit programi monetar

24/07/2009 08:15

Banka e Shqiperise lajmeroi dje se ka ne plan te ndryshoje programin monetar per gjashtemujorin e dyte te vendit, nderkohe qe ekspertet e bankave po shpresojne qe situata e re e krijuar pas angazhimit te qeverise per reduktimin e shpenzimeve, te sjelle stabilizim te treguesve monetare dhe te sjelle ulje te interesave te lekut.

Politika monetare konsiston ne percaktimin e sjelljes se Bankes se Shqiperise kundrejt tregjeve financiare. Ajo ndikon ne interesat e lekut shqiptar dhe ne oferten e parase ne qarkullim.

Shprese per ulje

Shpenzimet e bollshme te qeverise gjate gjysmes se pare te ketij viti, e paten detyruar Banken e Shqiperise te jete e ngurte dhe te mos lejoje zbutje te interesave te lekut ne ndihme te ekonomise ne kohe krize.

Interesi baze ne Shqiperi, i cili percaktohet nga BSH, ka mbetur ne 5.75 per qind qe nga dhjetori i vitit te kaluar, nderkohe qe vendet perendimore kane ulur ne minimum interesat per monedhat e tyre per te lehtesuar kredimarresit. Ulja e interesit baze shoqerohet pothuajse gjithmone me ulje te interesave te kredive e depozitave, si dhe me likuiditet me te larte ne treg.

Por BSH nuk e ndermori nje politike te tille, per shkak se kriza ne Shqiperi u shoqerua me huamarrje agresive nga ana e qeverise, si dhe me shpenzime marramendese qe thyen çdo rekord historik gjate periudhes paraelektorale.

Interesat e borxhit publik u kercyen drejt nivelit me te larte ne kater vjet, ndersa kredite ekzistuese ne leke u shtrenjtuan, se bashku me ofertat per kredi te re ne monedhen vendese.

Gjate te gjithe kohes, nje pjese e madhe e bizneseve ne Shqiperi, te cilat kane nevoje per kredi afatshkurter ne leke, varen buzet dhe e akuzuan Banken e Shqiperise se nuk po ndihmonte ne kohe krize. Shpenzimet e larta te qeverise u shoqeruan me kerkese te larte per borxh dhe rrjedhimisht me lek te shtrenjte.

Ne maj, qeveria kerkoi ne treg kredi ne euro dhe pranoi te paguaje interesa me te larta se ato qe pranojne te paguajne bizneset dhe individet, pra duke konkurruar kredimarresit. Interesat e kredive per kapital qarkullues ne lek u rriten ne maj 2009 deri ne 12.5 per qind nderkohe qe ne maj 2008, qene vetem 10.5 per qind.

Edhe interesat e kredive ne leke per overdraft apo kredi konsumatore per individet, u rriten nga 13 ne 15.5 per qind gjate se njejtes periudhe.

Por ndersa shtrenjtimi i kredise uli interesin e kredimarresve dhe rrjedhimisht edhe konsumin, problemi me i madh me sjelljen e qeverise u ndje nga ata qe kishin sakaq kredi me interes te luhatshem ne leke. Kjo kategori u detyrua te paguaje keste me te shtrenjta thjesht, sepse u rriten interesat e depozitave.

Vete BSH denoncoi shume here publikisht qeverine se po tejkalonte shpenzimet, duke sjelle jo vetem interesa te larta, por edhe rrezik per stabilitetin makroekonomik.

Guvernatori Ardian Fullani, sugjeroi qe ne prill, qe qeveria te mos i tenderoje projektet qe nuk kishin nisur ende, me qellim qe te mbante te ulet kerkesen per borxh te brendshem.

Por vendimi i qeverise per ndalimin e tenderimeve, erdhi vetem kater muaj me pas. Dhe mbi te gjitha, per shkak se eshte nje vendim qeverie dhe jo nje ligj Parlamenti, bankieret e kontaktuar nga “Shqip” nuk ndihen te sigurt nese do te behet realitet.

Gjithsesi, sipas eksperteve, nese qeveria eshte serioze ne ndalimin e lumit te shpenzimeve, atehere ekonomia kombetare do te perfitoje me shume stabilitet, si dhe interesa me te uleta per lekun.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta