Berisha ne Has, sulmon Ramen

24/07/2009 20:05

Turi i falenderimeve per qytetaret shqiptare pas fitores se zgjedhjeve te 28 qershorit e ka cuar kryeministrin Sali Berisha ne rrethin e Kukesit, ku ka peruruar nisjen e punimeve ne rrugen prej 27 kilometrash qe lidh Hasin me autostraden e re.

Duke theksuar se me ndertimin e kesaj rruge Partia Demokratike realizon nje nga premtimet e saj elektorale, kryeministri sulmoi ashper kreun e Partise Socialiste, Edi Rama.

“Sot une erdha ne Kukes nga korridori i kombit. Duke ardhur ketu mu kujtua teza famezeze e humbesit Edi Rama. Sot Kosova eshte gjysma e kombit, kurse ti je faqja e zeze. Shqiptaret te dhane ate qe meritoje dhe te quash korridorin e kombit “rruga e asgjekundit” do te thote te jesh verbuar nga urrejtja dhe armiqesia ndaj kombit tend”, ka deklaruar Berisha.

Ne takimin me banore te qarkut te Kukesit, ku Partia Demokratike mori 3 nga 4 deputetet e saj, kryeministri tha se do te shnderronte ne realitet premtimet per t’i krijuar kushte me te mira jetese zonave te thella ne verilindje dhe juglindje te vendit.

“Qeveria ime eshte e vendosur te financoje ne Has, Tropoje, Kukes, Tepelene, Pogradec e Kolonje, cdo projekt te secilit fermer. Prandaj ju bej thirrje te mbillni tokat tuaja me ato qe fitoni me shume”, eshte shprehur Berisha.

Ne Has kryeministri Berisha siguroi se prioriteti i pandryshueshem i qeverise se tij do te jete zhvillimi i vendit ne interesin me te mire te qytetareve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta