
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi se Kolegji Zgjedhor mori dje nje vendim skandaloz per Beratin.
Ne nje konference per media, kreu i PS-se theksoi se drejtesia nuk dha drejtesi dhe se Kolegji degjeneroi me tej kete proces zgjedhor.
“Ky vendim na e ben me te rende barren e pergjegjesise dhe ne mbetemi e vetmja shprese per njerezit qe duhet te rezistojme ne emer te lirise dhe demokracise. Ky vendim hapi rrugen per mosnjohjen e qeverise shtatanike qe do te dale nga kjo maskarade”, u shpreh Rama.
Sipas tij, Berisha grabiti perkohesisht nje mandat te PS-se dhe percaktoi koston politike qe duhet te paguaje. Rama theksoi se Partia Socialiste mbetet e angazhuar qe te zbardhe krimin e 28 qershorit dhe do t’i kundervihet ketij pushteti pa asnje lloj kompromisi.
Top Channel