Metereologet: E premtja, dita me e nxehte
23/07/2009 14:40
E premtja duket se do te jete dita me e nxehte e gjithe muajit korrik.
Metereologet parashikojne qe temperatura mesatare ne gjithe vendin te jete 39 grade celcius, duke shenuar nje rritje me 2-3 grade celsius.
Gjate kesaj dite te nxehte, qe shenon edhe kulmin e temperaturave, keshillohet qe te evitohet ekspozimi ne diell dhe konsumimi i sa me shume lengjeve dhe frutave.
Por duket se pas ketyre temperaturave te larta qe do te ndihen edhe me ne zonat ku ka shume lageshtire, diten e diel do te kemi nje ulje te menjehereshme te tyre me 4 deri ne 5 grade celsius, cka ben qe edhe fillimi i javes se ardhshme te jete disi me i freksket.
Top Channel