Berisha: Masa kunder gripit

23/07/2009 13:15

Perhapja e gripit te derrave edhe ne Shqiperi e ka nxjerre kryeministrin Berisha ne publik per te siguruar qytetaret se qeveria eshte e gatshme te perballoje me kujdes mjekesor te prekurit nga gripi i frikshem.

Por, sipas kryeministrit Berisha, e rendesishme eshte qe tek njerezit te mos zere vend paniku.

“Qeveria eshte e gatshme te importoje te gjithe sasine e nevojshme te tamifluse per te kuruar te semuret me kete forme gripi. Nuk ka asnje arsye per ndonje lloj dramatizimi”, ka deklaruar Berisha.

Duke folur edhe me gjuhen e mjekut, qe ndjek te rejat e publikuara nga OBT-ja per gripin e derrit, kryeministri sqaroi se ky virus, ndryshe nga te tjeret ka me te shpejte perhapjen, por jo agresivitetin e tij, pasi ekspertet vleresojne se ka rene vala me e forte e tij.

Megjithate, sipas zotit Berisha, qeveria po pret te bleje vaksinen menjehere sapo ajo te dale ne treg, diku nga shtatori.

Gjate takimit me gazetaret, kryeministri Berisha siguroi qytetaret edhe per nje tjeter aspekt te rendesishem, qe kete here lidhet me ekonomine. Per te cilen, sipas te dhenave te kryeministrit, mund te thuhet se nuk po kalon asnje gjendje gripale.

Nje vendim i qeverise per te anuluar tenderat e parealizuar deri ne gusht, sipas Berishes eshte nje vendim rutine per te mos i lene shteg abuzimeve burokratike.

“Tenderimet vjeshtuke jane si puna e vjeshtukeve, nuk ka arsye qe autoritetet kontraktuese, duke patur disponibel fondet qe ne janar, t’i shtyjne per ne vjeshte”, ka pohuar Berisha.

Vendimi i qeverise eshte interpretuar si mungese parash ne buxhetin e shtetit, por kreministri deklaroi te kunderten, duke vleresuar se investimet, ashtu si vitin e kaluar zene 10 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.

“Une ju garantoj se ky eshte viti i investimeve me te medha ne historine e ketij vendi. Nuk ekziston asnje problem likuiditeti. Nese do te dini te verteten, i kemi me teprice”, eshte shprehur Berisha.

Sipas kryeministrit, per shkak te rritjes se prodhimit dhe eksportit te energjise, dyfishimit te investimeve ne investime publike dhe rritjes se prodhimit bujqesor, ekonomia shqiptare edhe per tremujrorin e dyte do te kete nje rritje prej 6 per qind.

“Si eshte tremujori i dyte ne raport me te parin? Eshte qartesisht me i mire. Kjo ekonomi eshte tek 6% dhe nuk mund te beje te semurin imagjinar”, ka saktesuar kryeministri.

Gjate konferneces per shtyp, i pyetur mbi vleresimin e ministrit te Jashtem italian Franco Frattini, se disa burokrate ne Bruksel po vonojne integrimin e Shqiperise, kryeministri Berisha tha se gjithcka eshte ceshtje kohe dhe pune me te 27 vendet anetare ne Bashkimin Europian.

“Brukseli eshte nje porte me 27 celsa per t’u hapur, por parimi eshte qe ata do te hapen”, ka shtuar Berisha.

Top Channel