Turqi, ekzekutohet me thike turisti gjerman

22/07/2009 11:10

Nje turist gjerman u qellua per vdekje me thike ne qender te Stambollit, ne Turqi.

Ngjarja ndodhi sa hap e mbyll syte, nderkohe qe menjehere pas saj u shperndane fotograme te sulmit te agresorit te marre nga nje telekamera sigurie.

Turisti gjerman, Gregor Kerkeling, 45 vjec po shetiste me te dashuren e tij turke ne rrugen e tregut Istiklal Caddesi, kur papritur i eshte afruar nje i panjohur, i cili e ka qelluar me thike drejt e ne zemer.

I plagosuri u dergua me urgjence ne spital, po mjeket nuk mund te benin asgje.

Vrasesi, Ibrahim Akyol, tentoi te largohej, por u bllokua nga disa kalimtare, te cilet ia dorezuan ate policise.

Sipas njoftimeve te deritanishme, turisti kishte refuzuar qe t’i jepte para turkut. CNN turk raportoi se ndihma e shpejte mberriti gjysme ore pas ngjarjes, nderkohe qe spitali me i afert ishte vetem 2 minuta larg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA