Kredia per bizneset, 22 kompani ne gare

22/07/2009 08:40

Projekti i qeverise italiane per te ndihmuar biznesin shqiptar me kredi te buta vijon normalisht.

Aktualisht, mesohet se jane ne proces per te marre kredi rreth 22 ndermarrje te vogla dhe te mesme-SME. Qe nga koha kur nisi projekti (rreth 4 muaj), jane miratuar kredite per 7 kompani shqiptare, me vlere rreth 2.3 milione euro.

Interesat e kredive per SME-te nuk shkojne me shume se 5.5 per qind, shprehen drejtuesit e Programit, i cili drejtohet me ndihmen e Koperacionit Italian (Ministria e Jashtme Italiane).

Kushti per te perfituar nga programi eshte statusi prodhues dhe investimi.

Top Channel